Partizani feston datëlindjen, një urim vjen edhe nga Suedia

540
Sigal

E sotmja nuk është një ditë e zakonshme për Partizanin. Klubi i kuq feston 74-vjetorin e themelimit, teksa mendja shkon për të gjithë trofetë dhe triumfet e së kaluarës.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë marrë urimin edhe nga ana e një ishi si Jasir Asani. Sulmuesi u largua në këtë merkato janari nga të kuqtë pasi u transferua me anë të formulës së huazimit në Suedi, ku mban veshur fanellën e AIK Stokolm.

Por, largësia nuk ka bërë që Asani ta harrojë ish-klubin e tij dhe me anë të një postimi në Instagram 24-vjeçari ka uruar kryeqytetasit. “74 vite sukses, pasion, krenari”, ishin fjalët e sulmuesit dedikuar Partizanit.