Pas yllit të Realit, Tayna tashmë merr vëmendjen e reperit të njohur amerikan

398
Sigal

Tayna po ndiqet në Instagram edhe nga ish-i dashuri i Kylie Jenner, Tyga.

Reperja kosovare ka filluar të marrë vëmendjen e shumë yjeve të njohur botërorë të fushave të ndryshme.

Futbollisti i Real Madri, Vinicius, tashmë e ka treguar se është fans i flaktë i reperes, duke i shpërndarë këngët e saj e duke e komentuar nëpër fotografi që ajo poston.

Ndërsa tani Tayna ka marrë vëmendjen e një personazhi tjetër mjaft të famshëm, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Tyga, reperi i njohur amerikan i cili numëron disa hite në muzikën ndërkombëtare, e gjithashtu është i njohur dhe shumë i përfolur për lidhjen e tij disa vjeçare me miliarderen Kylie Jenner.

Tyga tashmë po e ndjek Taynan, repern shqiptare dhe është një nga 1.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Edhe Tayna sigurisht se e ndjek reperin dhe ky është vetëm një më shumë nga të famshmit ndërkombëtarë në listën e saj të ndjekësve.