Surprizon Oriola Marashi, bëhet imazh i markës ndërkombëtare

482
Sigal

Ditën e djeshme modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi parakaloi për herë të dytë në një nga sfilatat e markës së njohur Guess.

Ajo shkëlqeu në sfilatën e organizuar në Komo të Italisë dhe siç duket marka super e njohur e drejtuar nga Paul Marciano, është fiksuar me modelen shqiptare pasi së fundmi është mësuar se Oriola do të jetë imazh i saj.

Modelja ka publikuar pak më parë disa video ku shihet se po bëhet gati për një set fotografik për markën e famshme dhe duke u kthyer kështu në një ndër imazhet kryesore të saj për 2020.

“Dita e setit fotografik për koleksionin e 2020 për rrobat e banjos”, shkruar Oriola pranë fotos ku shihet para pasqyrës.

ImageImage