Dhuna në familje, prangosen dy persona në Vlorë

520
Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë.

“Ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë”,- njofton policia.

Gjithashtu i arrestuari tjetër është shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë.

“Ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 30 vjeçares (kunatës), për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D”,- njofton policia.