Bankieri fitonte 1 milionë paund në vit, vidhte dhe sanduiçet e kolegevë

430
Sigal

Një bankier është pezulluar pasi dyshohet se ka vjedhur sanduiçe nga kantina e stafit ku punonte.

31 vjeçari Paras Shah u shkarkua si kryetari i Citigroup , e cila merret me tregtimin e bonove me rendiment të lartë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën muajin e kaluar.

Banka e pezulloi atë pas akuzave të shumta se ai kishte vjedhur ushqime nga selia e saj në Canary Wharf në lindje të Londrës, raportoi Financial Times.

Është ende e paqartë numri i sanduiçeve që ka vjedhur Shah dhe koha në të cilën ai ka vepruar. Akuzat vijnë pavarësisht rolit të tij si një nga tregtarët e kredisë me profil më të lartë në Evropë.

Webfaqja për rishikimin e punonjësve Glassdoor thotë se paga mesatare për një tregtar kredie është 183,740 paund, por zoti Shah ka të ngjarë të ketë fituar shumë më tepër sesa ajo duke pasur parasysh rolin e tij të lartë në Citi.

Një burim bankar i tha agjencisë së lajmeve të Shoqatës së Shtypit se ata që ishin në pozicione të ngjashme në banka të tjera mund të fitonin më shumë se 1 milion paund