Autoritetet amerikane publikojnë pamjet e reja nga masakra me 59 të vdekur në Las Vegas

560
Sigal

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një video tjetër ku tregohet kaosi i krijuar në Las Vegas në momentin kur policia zbulon vendin nga po gjuante agresori gjatë festivalit të muzikës country.

Përveç sirenave të veturave të policisë dhe autoambulancave, dëgjoheshin edhe policët që këshillonin qytetarët të strehohen në zona më të sigurta.

Stephen Paddock, autori i masakrës në Las Vegas ku mbetën të vrarë 59 persona si dhe u plagosën 500 të tjerë, kishte vendosur disa kamera në hotel, për të ruajtur nga policia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajtën vrasjen masive më të madhe në histori.

Të shtënat nisën afër fundit të festivalit në “Route 91” ku ishin të pranishëm 22 mijë vetë, përfshi performuesit e njohur Eric Church, Sam Hunt dhe Jason Aldean.