Reformë tek Interi, Conte do të largojë 6 lojtarë, as Sanchez nuk po bind më

285
Sigal

Trajneri i Inter, Antonio Conte duket se do të ndryshojë në tërësi ekipin italian gjatë  kësaj vere. Zbulohet edhe listën e lojtarëve të cilët Conte ka ndërmend t’i largojë, ose që do të largohen vetë. Veterani Godin është i pari që do të largohet edhe pse ka vetëm një sezon tek Interi. Po ashtu një tjetër veteran, Borja Valero është në listën e të padëshiruarve nga Conte. Nuk mbetet me kaq, Gagliardini, Vecino, Moses dhe Biraghi janë në ikje e sipër, teksa sipas mediave italiane Conte kërkon blerje klasi këtë merkato. As Alexis Sanchez nuk po bind, teksa duket se dhe kiliani mund të jetë i 7-ti i larguar nga Conte. Në fakt tekniku italian njihet për rotacionet e lojtarëve në çdo ekip që ka drejtuar si tek Juventusi, Italia apo Chelsea. Interi këtë sezon nga një pretendent për titullin kampion, ka dalë jashtë loje nga Kupa e Italisë, në kampionat 11 pikë larg nga kryesuesit e Juventus dhe 1 pikë para nga vendi i katërt, kurse shpresat janë vetëm në Europa League.