Delet kullosin në fushë, stadiumi i ekipit shqiptar në gjendje mjeruese

312
Sigal

Këto pamje mjeruese vijnë nga stadiumi i skuadrës së Besës. Në foto duket fusha e klubit të Kavajës, ku në të kanë hyrë kafshët. Skuadra verdhezi, e cila garon në Kategorinë e Parë, është detyruar që t’i zhvillojë ndeshjet e “shtëpisë” në fushën e Luzit të Vogël. Pamja është vërtet trishtuese kur bëhet fjalë për një qytet që e dashuron prej dekadash futbollin. Një rast i ngjashëm është dhe ai i fushës së stadiumit të Kastriotit në Krujë, ku mungesa e investimeve dhe kriza e koronavirusit ka bërë që fusha të kthehet në kullotë për kuajt.