Hungaria dhe Polonia bllokojnë me VETO buxhetin e BE.

234
Sigal

Hungaria dhe Polonia të hënën (16 nëntor) bllokuan miratimin e 1.8 trilionë eurove të buxhetit të ri afatgjatë të BE dhe paketës së rikuperimit të koronavirusit, në mosmarrëveshjen e tyre rreth lidhjes së fondeve të BE me respektimin e shtetit ligjor.

Në një takim të ambasadorëve të BE, të dy vendet bllokuan një hap kryesor në proces, miratimin e legjislacionit të ashtuquajtur “burimet vetjake” të BE, i cili përcakton të ardhurat që blloku mund të mbledhë vetë.

Komisioni i BE tha se miratimi i vendimit për burimet vetanake është i nevojshëm si për buxhetin 2021-27 të BE ashtu edhe për fondin e rimëkëmbjes.

Të dy vendet anëtare “shprehën rezerva” në lidhje me kushtëzimin e sundimit të ligjit, por “jo për thelbin” e marrëveshjes së buxhetit, tha një zëdhënës i presidencës gjermane të BE.

Në të njëjtin takim, një shumicë e vendeve anëtare miratoi rregullat për lidhjen e shpërndarjes së fondeve të BE me respektimin e shtetit të së drejtës nga qeveritë e vendeve anëtare.

Vetëm Polonia dhe Hungaria kundërshtuan miratimin e mekanizmit të ri.