Denoncimi: “Ministrja Shahini skemë për të kontrolluar bisedat e mësuesve në Whatsapp”

497
Sigal

Një mësues ka denoncuar se të gjithë arsimtarët në mbarë vendin po kontrollohen sipas një skeme të përgatitur nga qeveria dhe ministrja Shahini. Sipas denoncuesit, mesazhi i të cilit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”, të gjithë mësuesit duhet të bëhen pjesë e një grupi të përbashkët në “Whatsapp”. Në këtë grup përveç numrit të drejtorit të drejtorisë arsimore, drejtorit të shkollës dhe mësuesve, është edhe numri i këshilltarit të ministres Shahini. “Urdhëri i ri i kakistokratëve të arsimit! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb. Shih çfarë u bëjnë mësuesve Doktor. U kanë kërkuar që të infiltrojnë nr (më thonë është e këshilltarit të ministres). Kontrollojnë krejt komunikimin mes mësuesve. Ua kanë çuar me urdhër nga drejtoritë arsimore. Përshëndetje! @‪+355 68 272 9727 do të jetë kontakti përmes të cilit do të bëhen komunikimet në grupe. Siç edhe ju kemi komunikuar më parë, *duhen hapur grupet e whatsapp-it me të gjithë mësuesit e secilës shkollë*. Pra, çdo drejtor shkolle ka një grup, ku janë të gjithë mësuesit e shkollës që drejton. Në këtë grup do të shtohet edhe ky numër @‪+355 68 272 9727 Grupet duhet të emërohen në këtë formë: “DAR ____ / (emri i shkollës)” ose “ZA _____ / (emri i shkollës)” P.sh. “DAR Tiranë/Jeronim de Rada” ose “ZA Kurbin / Gjokë Elezi”.