Henze, mesazh Sorecas: Ish-hetuesi Arben Kraja, sot është në krye të SPAK

445
Sigal

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU në Gjermani, ka replikuar ashpër me Luigi Soreca, ambasadorin e BE në Shqipëri.

Kjo ndodhi pasi Soreca shprehur mjaft entuziazëm për krijimin e SPAK duke u shprehur: “ Sot është një ditë e rëndësishme për Reformën në Drejtësi ën Shqipëri. KLP sapo ka emëruar kreun e SPAK, z. Arben Kraja. Dhe gjykatat e SPAK fillojnë punën sot, me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga KLJ.”

Mirëpo, Martin Henze nuk është përmbajtur më dhe në mesazhin e Soreca në Twitter ka replikuar duke i ngjitur një një dokument të vitit 1990, që mban firmën e kreut të sotëm të SPAK, Arben Krajës, dikur hetues i diktaturës

“Ambasador, – i thotë Henze, – e gjithë reforma juridike është një katastrofë dhe si rezultat, ju e dini që tani është e nevojshme të ngrihet një komitet hetimi në Parlamentin Europian, ku të analizohen edhe përgjegjësitë tuaja personale.”

Dhe, në procesverbalin që dukej qartë dhe i ndaluari quhej Beniamin Bizi, hetuesi Arben Kraja e ka ndaluar me akuzën “veprime në kundërshtim me normat e moralit komunist”!