Sherr mes shoferëve në Korçë, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre

500
Sigal

Një sherr ka ndodhur mes shoferëve të furgonëve, në qytetin e Korçës.

Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, nga sherri ka mbetur i plagosur një prej shoferëve, i cili është goditur me kaçavidë dhe mjete të tjera.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Zjarrfikësja”, në qytetin e Korçës, ku shkak i sherrit dyshohet se ka qenë orari i nisjes së furgonëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të sherrit.