Edi Rama sulmon Ramush Haradinajn: I pa ditur, gënjeshtar

446
Sigal

Kryeministri Edi Rama, pas komenteve të Haradinajt, që minishengeni synon që të detyrojë Kosovën që të heqë taksën ndaj Serbisë, e ka quajtur kryeministrin kosovar një të paditur klasik.

Sipas Ramës Haradinaj gënjen vazhdimisht dhe këtë beson se e bën nga padija e tij.

“Një ndërhyrje prej një të padituri klasik, që merret dhe mbllaçitet nga të gjithë të tjerët. Nuk ka asnjë nyje, Zoti Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen vazhdimisht, a e bën nga padija, ae bën qëllimisht, këtë nuk kam arritrur që ta provoj”, u shpreh i ashpër Rama.

Kreu i qeverisë së Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA’së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.

“Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik.Kjo është përspektiva jonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

“Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën”, ka thënë sot Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë cfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve “puna e mbarë pa ne”.