“Një hile e zezë vërtitet”, Manjani: Çfarë pritet të ndodh me reformën zgjedhore

712
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ideja e depolitizimit të komisioneve si pjesë e reformës zgjedhore është një atentat shumë i rëndë për demokracinë.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet.

Ai e sheh këtë si një hile të zezë të maxhorancës.

Postimi i Manjanit:

Një hile e zezë që po vërtitet të na prezantohet si reformë zgjedhore është, depolitizimi i komisioneve.

Dëgjova që edhe Kryeministri i pa punë këtë gjë ka thënë.

Kjo do jetë padyshim vrasja e çdo lloj shprese për të mbajtur zgjedhje në vend. Nuk po them të lira e të ndershme, se as që bëhet fjalë.

Por s’do ketë më zgjedhje fare!

Pra nëse heqim balancën politike ku palët ruajnë njëra-tjetrën në komisione dhe ti zëvendësojmë këto të fundit me demek jo politikë është utopi.

Ku janë këto jopolitikë?! Në administratën monopartiake, apo në shoqërinë civile që këndon sipas donatorit?!

A i patë votimet e 30 qershorit, ku s’kishte askush që t’i ndalonte në masakrën e mbushjes së kutive?!

Ky është standardi i reformës se depolitizimit?!

Që ta mbledhim mendjen, ne këtu dhe ata që shkruajnë raporte teorie: komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet.

Ky do të ishte një atentat shumë i rëndë dhe përfundimtar i demokracisë!