Denoncimi/ Mësuesit pa rroga, ‘rilindasit’ i shpenzojnë paratë për festa

236
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Edhe pse sot data shënon 8 qershor, në disa rrethe të vendit, mësuesit ende nuk kanë marrë rrogat, edhe pse zyrtarët e ‘rilindjes’ po hedhin para pafund nëpër festa për mandatin e tretë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një mësueseje nga Prrenjasi, e cila denoncon faktin që ende nuk kanë marrë rrogën, edhe pse duhet të ishin paguar që javën e shkuar. Ish-kryeministri thekson se në këtë shtet mungojnë lekët vetëm për administratën, pasi para për orgji dhe festa për ‘rilindasit’ nuk mungojnë. Denoncimi  i Berishës: “Mësuesve nuk u jepen rrogat. Narkoshteti derdh lumë paratë për festa dhe orgji për zgjedhjet e vjedhura. Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.  “Jam një mësuese nga qyteti Prrenjas, fundjava për ne ishte pa rroga, edhe pse si datë e kemi në 2 apo 3, por jo as në datë 4 të premten nuk na i dhanë. Një punonjës i zyrës së ZAV-së na thotë që as të hënën nuk dalin.  Për të mos folë për orët suplemetare, rrugën, që nuk bëhet fjalë”.