Andi Seferi homazhe në nder të Ismail Qemalit: Përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh për shpalljen e Pavarësisë

Sot bëhen 106 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi ka përkujtuar rolin vendimtar për kombin, të burrështetasit Ismail Qemalit. Seferi vendosi një kurorë me lule në nder të njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë,  në një regaim të tij shkruan: “Me nderim – përkujtojmë sot veprën e një burri të madh dhe sakrificat e tij të jashtëzakonshme për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.

NOA

Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.