Artan Mergjyshi: Kjo javë do flasë shumë për kreun dhe fundin e renditjes

KATEGORIA E PARË/ Artan Mergjyshi tregon këndvështrimin e tij për ecurinë e garës në 114 ndeshjet.

Agron KAJA

Agron Kaja

Pas ndeshjeve të javës së 19-të, ka hyrë Kategoria e Parë në fazën e përcaktimit të pozicioneve në renditje, ku veçohen Vora dhe Flamurtari që kryesojnë, ndërkohë që Besa e humbi hapin e kryesuesve. Ndërkohë, në fundin e renditjes janë Erzeni dhe Valbona, që me diferencën nga skuadrat e tjera duken më pranë rënies nga kategoria. Por në analizën e tij teknike, specialisti i futbollit Artan Mergjyshi, për gazetën “Telegraf” u shpreh mes të tjerave se renditja e ka marrë rrugën e saj. “Besoj se renditja e kishte marrë rrugën disa javë më parë, sidomos në treshen e parë. Ndërsa java e 19-të e konfirmoi më shumë, sepse ishte kundra Besës që gaboi në fushën e saj dhe Vora përfitoi për ta thelluar diferencën. Sidoqoftë, së bashku me Flamurtarin, këto janë të treja skuadrat që do luftojnë për dy vëndet e para, që ngjiten direkt në Abissnet Superiore. Janë edhe 14 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit e mendoj se më shumë lëvizje do ketë te skuadrat që do pretendojnë zonën e Play-off. Po ashtu edhe Kastrioti me Burrelin”, kështu e nisi bisedën Artan Mergjyshi, i cili sjell më pas edhe idenë se si mund të lëvizin skuadrat në renditje. “Nëse gabojnë skuadrat e kreut, Vora dhe Flamurtari, përfiton Besa. Dhe nëse gabojnë skuadrat e mesit të tabelës, do përfitojnë Valbona me Korabin, apo edhe Kukësi. Por unë besoj se kjo javë (20) do flasë shumë, kryesisht pas përballjes direkte Vora-Besa, si për pikët, ashtu edhe për anën psikologjike të kampionatit. Nëse Besa nuk fiton, Flamurtari e Vora hedhin hap të sigurtë për kreun e renditjes, por nuk mendoj se kavajasit do bëjnë hap fals këtë javë”. Gjatë këtij muaji, paralelisht është zhvilluar edhe merkato nga skuadrat, por Mergjyshi nuk sheh diçka të veçantë, veç Pogradecit. “Do veçoja për merkaton vetëm Pogradecin. Ka bërë merkato cilësore, dhe nëse do kishte këtë organikë në startin e kampionatit, do ishte në vëndet e kreut për Superiore. Tek të tjerat, ende nuk ka ndjeshmëri apo efekte nga të ardhurit e janarit. Si parashikim, mendoj se Vora e Flamurtari ngjiten direkt në Superiore, Besa, Burreli, Lushnja e Pogradeci në Play-off, në Play-out shkojnë Kukësi e Korabi dhe zbresin Valbona me Erzenin”, kështu e mbylli bisedën me gazetën “Telegraf”, specialisti i futbollit Artan Mergjyshi.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, të hënën FSHF vlerëson kampionët

Sigal

Ditën e hënë në mbrëmje, FSHF-ja organizon edicionin e tretë të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”. Ky spektakël do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe do t’i dedikohet arritjeve të futbollit vendas, si dhe suksesit të Kombëtares kuqezi, e cila bëri krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në këtë mbrëmje do të ndahen disa nga çmimet më prestigjioze të futbollit shqiptar, duke vlerësuar protagonistët e vitit për performancat e tyre të spikatura. Fituesit janë përzgjedhur nga komuniteti i futbollit shqiptar pas një procesi të kujdesshëm dhe transparent të udhëhequr nga FSHF-ja. Mbrëmja do të mirëpresë gjithashtu personalitete të shquara ndërkombëtare, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të Federatave të tjera. Ky event pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqiptar, duke nderuar më të mirët dhe duke promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të sportit më të dashur për shqiptarët. Ajo do të zhvillohet më 27 janar 2025 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 20:00, dhe ky event do të transmetohet live në televizionin TV Klan.

Të hënën e 27 janarit 2025, FSHF-ja organizon edicionin e tretë të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”, event prestigjioz në futbollin shqiptar

Sipas Mergjyshit, theksi i javës së 20-të do jetë në kreun e renditjes

Është e natyrshme që theksi i javës së 20-të të jetë në kreun e renditjes, ku spikat  Vora-Besa. Ndërsa Flamurtari e ka detyrë shtëpie për të fituar me Kastriotin, për tu konfirmuar si kryesues. Ndeshjet e tjera janë delikate për renditjen e skuadrave në të dy kahjet, dhe këtu veçohet Kukësi-Lushnja, një ndeshje me të tre rezultatet në lojë, provë për Play-off-in. Erzeni dhe Valbona në horizont kanë “re të zeza”.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 20

Datë 25 janar 2025

Apolonia-Korabi         13:30

Valbona-Pogradeci13:30

Kukësi-Lushnja           13:30

Datë 26 janar 2025

Flamurtari-Kastriot13:30

Vora-Besa                   13:30

Datë 27 janar 2025

Erzeni-Burreli              12:00

(Te “Arena e Demave”)

RENDITJA     

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Vora             19        47

2.Flamurtari     19        43

3.Besa             19        39

4.Burreli          19        31

5.Kastrioti       19        29

6.Lushnja        19        24

7.Pogradeci     19        24

8.Apolonia      19        23

9.Kukësi          19        20

10.Korabi        19        19

11.Valbona      19        12

12.Erzeni         19        7