Saliko Hajno: Të presim komandant Hashimi!

Saliko Hajno

Ish Prokuror
Poet popullor nga Lekdushi

Sigal

 

I dashur komandant Hashimi!
Tashmë që lufta mbaroi në Kosovë
Dhe serbët të mundur nga beteja ikën
Edhe pse në burg, më shumë ta kanë frikën

Edhe ata që pas shpine
Deshën të ngulnin thikën
Edhe pse në burg
Më shumë ta kanë frikën

Si shqipëtari me shqiptarët
Edhe sikur të jem i vdekur
Do vij të takoj i tërhequr zvarrë
E nuk do të pyes as protokoll as formularë

Do vi te ty atje në Hagë
Ti puth ato duar Komandatë
Që prangat ti kanë vrarë
do vij se shpejtë ashtu zvarrë zvarrë

Do vij te ti brenda në qeli ndërkombëtarësh
Të çmallem dhe të ulëras
Se jemi të tutë dëshmitarë
Të pafajsisë tënde të pa masë

I shtrejnti komandant, do vij te ty i vdekur apo i gjallë
Të ti puth ato rrudha që tu shtuan në ballë
Ti përkedhel flokët e tua të bardhë
Vetëm me dashuri e me mall

I dashur komandant Hashimi
Bashkë me UÇK ju jeni heronjtë çlirimitarë
Një komb nuk jeton në qoftë se heronjtë e tij harrohen
Se ju gjithë jetën populli do ju nderojë.