Çmimet e lira të “Kastrati Group” kthejnë Aeroportin e Rinasit në qendrën e udhëtarëve, ia kalon dhe atij të Beogradit

Rekordet e Aeroportit të Rinasit në 2024 : 3 fluturime më shumë në 1 orë se në 2023, 75% nga kompanitë loë-cost

Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të Shqipërisë. Kompanitë loë cost kanë realizuar rreth 51 mijë fluturime, që përbëjnë 75% të totalit vjetor

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u mor në menaxhim nga një prej  kompanive më prestigjoze në Europë dhe në botë  “KASTRATI GRUP”, niveli i sigurisë, shërbimeve, zgjerimit ka shënuar përmasa të jashtzakonshme. Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të Shqipërisë.Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, shtimi i udhëtimeve të shqiptarëve për pushime jashtë vendit dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar në zgjerimin e ndjeshëm të trafikut ajror. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 68,346 ulje dhe ngritje të avionëve.

Sigal

Muajt e verës, tradicionalisht të ngarkuar për turizmin, kanë shënuar pikat kulmore të këtij trafiku. Gjatë periudhës qershor-korrik janë regjistruar rreth 21 mijë lëvizje, duke përfaqësuar gati një të tretën e totalit vjetor.

Në Shqipëri në vitin 2024 hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, të nxitura  nga çmimet e lira të avionëve falë bashkëpunimeve të koncesionarit Kastrati

Llogaritjet tregojnë se mesatarisht, në një ditë ka pasur rreth 187 ulje dhe ngritje avionësh, ndërsa në çdo orë janë kryer pothuajse 8 fluturime. Ky ritëm është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2023, me një shtesë prej mesatarisht 3 fluturimesh më shumë për çdo orë.

Për sa i përket ndarjes së tregut mes linjave ajrore, dy kompani loë-cost kanë dominuar dukshëm me një raport të madh.

Këto dy kompani kanë realizuar rreth 51 mijë fluturime, që përbëjnë 75% të totalit vjetor. Një prej tyre ka kryer më shumë se gjysmën e totalit të transportit ajror, duke pasur një ndikim të madh në treg.Nga ana tjetër, 18 kompanitë e tjera që operojnë në aeroportin e Rinasit kanë realizuar vetëm 8,800 fluturime, ose më pak se 25% të totalit.

Ky dominim i linjave loë-cost reflekton një transformim të tregut ajror shqiptar, ku çmimet e ulëta dhe fleksibiliteti janë bërë faktorë vendimtarë për udhëtarët.

Rekord udhëtarësh falë çmimeve të lira


Vizioni i Presidentit të Përgjithshëm të “Kastrati Grup” Shefqet Kastrati, intuita dhe racionaliteti i tij ka bërë që  kompanitë më prestigjoze në botë, dhe ato turistike ta shikojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si garanci për udhëtime. Rritja e numrit të udhëtarëve që nga koha që Rinasin e menaxhon  Kastarti Grup, ka qënë një taktikë, nëpërmjet të cilës do të siguronte çmimet më të ulta dhe më konkuruese në Europë.

Për disa destinacione, biletat fillojnë nga 20 euro një drejtim, sipas një kërkimi në internet, për të tjera nga 25-50 euro vajtje-ardhje aq sa të duket e pabesueshme për shembull të shkosh e të vish në Paris me 20 euro, por është realitet i prekshëm.

Në Shqipëri në vitin 2024 hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, hyrjet e të huajve u rritën me 15.2%.Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 84% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7% Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Ndërsa të huajt po vijnë për turizëm në Shqipëri, shtetasit shqiptarë po eksplorojnë vendet e tjera, të nxitura dhe nga çmimet e lira të avionëve. Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në gati 7.8 milionë, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm

Kryeministri Rama: Në Shqipëri kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë, kemi kaluar dhe Beogradin


Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, kryeministri Rama u bë pjesë e një paneli ku u shkëmbyen përvoja për zhvillimin e turizmit. Turizmi është kali ynë i betejës”, tha Rama.Treguesi kryesor për zhvillimin e turizmit, kryeministri thotë se janë shifrat që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza”, si dhe investimet në arkitekturë.

“Duke krijuar mjete për të transformuar atë çka është e mbrojtur duke angazhuar shumë arkitektë ndërkombëtarë për projekte me cilësi të ndryshme nga ato në rajon. Ne në Shqipëri kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë dy vitet e fundit. Kemi kaluar dhe Beogradin që ka qenë aeroporti më i fuqishëm në rajon. Një herë e një kohë kemi qenë Koreja e Veriut në Europë.’