Denoncimi/ Kryebashkiaku i Vorës: Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës edhe Agim Kajmaku është i dënuar dhe në kërkim në Greqi me emrin Jorgo Toro

896
Sigal

Kryebashkiaku i Rilindjes, Agim Kajmaku është i dënuar dhe në kërkim nga Greqia

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me kryebashkiakun e Rilindjes për Vorën Agim Kajmaku, i cili në formularin e dekriminalizimit ka pranuar se në Greqi ka pasur edhe emrin Jorgo Toro. Berisha ka përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital, që sipas tij,Kajmaku në Greqi ka pasur probleme penale, të cilat i janë bërë të njohura edhe Edi Ramës para se t’a shpallte si kandidat. Postimi i Berishës:  Kajmaku i Ndrikull Belushkës është i dënuar dhe në kërkim si Jorgo Toto nga shteti helen! Doktor Agim Kajmaku i Edi Ramës i emëruar kryetar i bashkisë Vorë, ka pasur probleme penale në Greqi, edhe pse Edi Rama mori vesh për këtë gjë në kohën e regjistrimit në KQZ përsëri me dijeni të plotë vazhdoi procesin dhe kriminalizimin e pushtetit lokal. Agim Kajmaku sic shifet dhe nga formulari ka ndryshuar emrin dhe nuk jep asnjë të dhënë tjetër, siç e kërkon formulari ai ka pasur emrin Jorgo Toto dhe emra të tjerë. Ai është i dënuar në Greqi dhe në kërkim nga ky vend. Sponsor kryesor i tij është Bellina Balluku, sepse kanë punuar së bashku në Athinë!