Denoncimi/ Arrestohet kandidati i PS për Pogradecin

812
Sigal

“Kandidati për kryebashkiak i PS-së në Pogradec u arrestua disa ditë më parë për kontrabandë, por u lirua me ndërhyrjen e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar socialist”. Denoncimi bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook.

Në denoncimin publik, Berisha shprehet se i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij.

“Denoncohet fshehja e krimit nga policia!
Kapet në flagrancë me kontrabandë kandidati për bashkinë e Pogradecit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor, para disa ditësh në doganën e Qaf Thanës është arrestuar kandidati i Partisë Socialiste për Pogradecin Ilir Xhakolli!
Ai është kapur për kontrabandë dhe me ndërhyrjen e Taulant Ballës është liruar brenda 24 orëve.
Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga Policia e Sandër Lleshit”,
 shkruan ish-kryeministri.