Deklaratat e Ramës për bujqësinë, Kryemadhi: Mashtrime të bëra edhe në 2013

274
Sigal

kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar konferencën e kryeministrit Edi Rama për bujqësinë. Ajo tha se premtimet e sotme janë një mashtrim pasi ato që kryeministri tha sot i ka premtuar edhe në vitin 2013. Por synimi i kryeministrit sipas Kryemadhit është që të fitojë kohë, pasi pas 7 vitesh njerëzit po e refuzojnë dhe deputetët e kësaj force politike nuk po arrijnë të takojnë dot njerëzit.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një konferencë për shtyp nga ku bëri me dije se fermerët duke filluar nga viti 2021 do ta marrin naftën pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi. Lajm i mirë, lajm i keq?
Mashtrim. Po të dëgjojmë gjithë reagimet e Kryeministrit kemi premtimet e 2013-s kur premtonte se do të bënte 240 milion euro fondacione, do hiqte akcizën e naftës, do mblidhte naftën bruto etj, etj. Por, ka një tjetër problem.
Mashtrim apo realizim i vonuar i premtimit?
Jo, fitim kohe sepse s’ka për ta bërë, e thotë tani për të pasur mundësinë t’u japë shansin njerëzve të vetë të dalin në terren të takohen me njerëzit , sepse nuk po arrijnë dot ta bëjnë këtë gjë. Drejtuesit e Rilindjes nuk po arrijnë dot të takojnë strukturat e Partisë Socialiste në terren. Kjo e gjitha vjen për shkak të degradimit të marrëdhënies që ka midis Rilindjes, qeverisjes dhe votuesve të Partisë Socialiste, të cilët për hir të së vërtetës kanë qenë votues tradicionalë, të cilët sot jo vetëm po rrudhen, por edhe po distancohen çdo ditë e më shumë.
Pra, ju po thoni që ai nuk do ta bëjë këtë gjë për fermerët?
Abslutisht që nuk do ta bëjë, sepse ai e ka pasur mundësinë për ta bërë këtë gjë kur në Ministrinë e Bujqësisë ishte në krye Edmond Panariti dhe kishte një lloj xhelozie perverse, sepse ishin nga dy drejtime të ndryshme, Rama vinte nga një profesion si mësues vizatimi dhe nga ana tjetër kishim Profesor Panaritin, që ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut përsa i përket veterinarisë dhe politikave të bujqësisë.