“Nuk e mbaj maskën”, emigranti shqiptar dhunon tre policët italianë, dërgohen me urgjencë në spital

Një shqiptar është arrestuar në Firence të Italisë, pasi ka dhunuar 3 policë bashkiakë, të cilët i kanë kërkuar të vendoste maskën, si një masë e ndërmarrë ditët e fundit, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Siç raporton “Ilprimatonazionale”, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Calzaiuoli”, ku emigranti shqiptar, i cili po ecte në rrugë pa maskë, në shoqërinë e një gruaje, gjithashtu pa maskë, është ndaluar nga patrulla dhe është urdhëruar të vendosë maskën bashkë me shoqëruesen e tij, në mënyrë që të mos merrnin gjobë.

NOA

Shqiptari fillimisht ka filluar të diskutojë me policinë, derisa situata ka degjeneruar në dhunë.

Duket se përleshja ka qenë në disfafor për bashkiakët, pasi 3 prej tyre janë dërguar menjëherë në urgjencë. Njëri prej tyre ka dëmtime më të rënda.