Presidenti Meta pret në takim Ambasadorin e Spanjës. Ja çfarë u diskutua

232
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z Vicente Canelles Montero.  Meta u shpreh se gjatë takimit u fol për  rolin aktiv të ambasadotrit dhe kontributin e dhënë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit europian të vendit.
“Prita sot, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri, Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z Vicente Canelles Montero.
Vlerësova rolin e tij aktiv dhe kontributin e dhënë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit europian të vendit.
Diskutuam rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajon, si dhe mundësive për një prani edhe më të madhe të Spanjës, si një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së, në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në reagimin e Presidentit Ilir Meta.
Sigal