Pako misterioze, dyshohet për eksploziv të lidhur me telefon

274
Sigal

Panik tek banorët në Vlorë, pas zbulimit të një sasie të dyshuar si tritol është gjetur poshtë një automjeti të parkuar pranë Pallatit të Kulturës Labëria në Vlorë. Pakoja e dyshimtë dyshohet se është lidhur me një aparat celular për të komanduar shpërthimin. Policia ka rrethuar gjithë zonën dhe ka vendosur një perimetër sigurie. Forcat xheniere pritet që të japin përfundimin e saktë për përmbajtjen e lëndës.