‘Të dyfishojmë rezultatin e 2017’/ Kryemadhi: Opozita merr 100 mandate

252
Sigal

Synimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit është dyfishimi i rezultatit. Kështu u shpreh në studion e ABC News kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo tha se duke parë frymën dhe situatën e krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim ka objektiv që të dyfishojë numrin e mandateve. Mëgjithatë për Kryemadhin më e rëndësishmja është krijimi i frymës nga e gjithë opozita e bashkuar.

Lëvizja Socialiste për Integrim çfarë qëllimi ka, ma përktheni në mandate?

Qëllimi i LSI-së nuk është çështja e numrit. Unë në mandate e përkthej që opozita e bashkuar merr 100 mandate, me kodin e ri që ka bërë Edi Rama.

Sa keni ju si LSI?

Unë them minimumi fillon, sepse është akoma shumë herët, sepse jemi akoma në përzgjedhjen e kandidatëve, por të jeni të bindur që dyfishimi i rezultatit të 2017 është më e pakta. Kjo ju duket absurde një pjese të madhe, por absurditeti kur bisedojmë me të huaj, e kuptoj që hapin sytë, për shkak të manipulimit të opinionit publik që ndodh.

Por këtu çështja nuk është më te përkrahësit politikë, çështja është te fryma. Pra frymën e bën opozita, e bën vendosmëria e secilit nga ne, e bën alternativa. Nuk është problemi për të treguar thjesht se kush është Edi Rama, problemi është se çfarë do të ofrojmë apo bëjmë ne nesër.

Ju e shihni veten forcë të dytë të kampit opozitar, 25 prillin si e shihni?

Ne sot jemi forcë e dytë e kampit opozitar. Unë nuk e kam parë ndonjëherë veten time që të garoj për të dalë, as e dyta, as e treta dhe as e fundit. Unë garoj për të fituar gjithmonë. Atë e vendosin qytetarët me votë.