Deklarata – Shqetësimi i Prokurorisë: Janë shtuar ndjeshëm shantazhet kundër prokurorëve

405
Duke marrë shkak nga kërcënimet në sallën e gjyqit të prokurorit të Prokurorisë së Krujës Prokuroria e Përgjithshme shpreh shqetësimin se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, janë shtuar ndjeshëm.
Prokuroria vlerëson reagimin e shpejtë të policisë së shtetit me arrestimin e N.Ç i cili kërcënoi në sallën e gjyqit prokurorin pasi ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave me 8 vjet burg.
Seanca e djeshme ishte seanca për paraqitjen e konkluzioneve për djalin e N.Ç i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim
“Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N.Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, per shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave” informon prokuroria
“Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm” nënvizon prokuroria duke kërkuar me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve.
“Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.
Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale” 
Sigal