“Arsimi profesional” shtyhet për seancën e radhës

485
Projektligji për arsimin profesional është shtyrë për në seancën e radhës, pas kundërshtimit nga ana e opozitës, se ai nuk është diskutuar me grupet e interesit.
Ka qënë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që ka kërkuar futjen në rendin e ditës së këtij projektligji. 
Por demokraci Luçiano Boçi e kundërshtoi këtë kërkesë pasi sipas tij, komisioni i medias, që trajton çështjet e arsimit nuk ka qënë strukturë përgjegjëse. Boçi kërkoi që ai të kalojë dhe njëherë për shqyrtim në komision. 
Ruçi më pas u tërhoq nga kërkesa e tij, duke kërkuar që të kalojë patjetër në punimet e seancës së ardhshme.
Sigal