buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur , pak për efekt të GDP pak për efekt të çmimeve dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve dhe madje po të mbani këto çmime ose po t’i rrisni pak më shumë do shtoni akoma më shumë se buxheti i këtij viti. Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me filozofinë e buxheteve, duhet të dinë se kujt ia marrin paratë që bëhet ky buxhet se nuk janë abstrakte këto para, mblidhen nga të pasurit, nga të varfrit dhe nga ata që nuk kanë hiç? Bëni llogaritë nga ku merren këto para për buxhetin se kjo e bën ndryshimin. Ky buxhet mblidhet nga paret e fukarenjve nga rritja e çmimeve, pasi janë mbledhur vetëm në 6 muaj që u rritën çmimet. Kush i pagoi këto? I pagoi çmimi i djathit, i qumështit. Se nuk i pagoi oligarku. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet tek të varfërit, se po të shpërndahej tek këta do ishte gjysma e së keqes. Për t’ia marrë, ua marrin të varfërve, por ua shpërndajnë të pasurve. Askush nuk e përmend këtu se nga u shtuan paratë dhe për kë shkuan këto para. Unë një ide kam, që e kam thënë me vite. Hajde të rrisim rrogat e shqiptarëve se vetëm kështu, u japim njerëzve të përballojnë inflacionin e akumuluar prej 10 vitesh, të bëjmë një gjest që t’i japim një jetë të denjë qytetarëve. Po jua jap unë një ide, rrisni rrogat se me inflacion shqiptarët janë mësuar, ja kemi sa vite që kemi inflacion 8% mund të përballojmë dhe 1% rritje, se aq mund të rritet maksimumi.



















