Damian Gjinkuri: Ekonomia do pasurohet nga investimet e PS

105
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar përmes disa publikimeve për punimet që po kryhen në Tunelin e Llogarasë si dhe në kantierin e rrugës që do të lidhë aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë. “Tuneli i Llogarasë, një prej investimeve më të rëndësishme të qeverisë në infrastrukturë, ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit” shkruan në publikimin e tij, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri. Teksa më tej është ndalur edhe në punimet për aeroportin eVlorës. “Vijon me ritme të shpejta puna në kantierin e rrugës që do të lidhë aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë. Ndërtimi i këtij segmenti tepër të rëndësishëm do përballojë fluksin e lartë të mjeteve që pritet të vijë menjëherë pasi aeroporti të fillojë nga puna me fluturimet” deklaron Gjiknuri në publikimin e tij.