Covid-19/ Panariti: Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës

276
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka sjellë në vëmendje sërish rëndësinë e testimeve për identifikimim e rasteve me koronavirus.

Gjatë një postimi në “Facebook”, Panariti theksoi se tre hapat e vetme për kontrollin e koronavirusit janë: testimi, gjurmimi dhe izolimi.

Sipas tij, rregulli i karantinimit dhe mbyllja e njerëzve si masë për parandalimin e koronavirusit ka dështuar.

“Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton! Testim, gjurmim, izolim. janë tre hapat e vetme për kontrollin e COVID. Nuk ka rrugë tjetër. Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat. Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara! Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës.”