Fëmijët nuk shkojnë në shkollë për shkak të varfërisë. Presidenti Meta publikon videon prekëse

279
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook videon e një fëmije që e ka të pamundur të shkojë në shkollë, për shkak të varfërisë dhe mungesës së kushteve ekonomike.

Kreu i shtetit shprehet se lotët e Denisës dhe gjithë fëmijëve të tjerë janë një barrë mbi ndërgjegjen e shtetit që nuk mundet tu plotësojë dot kushtet.

“Denisa meriton të shkojë në shkollë, të mësojë dhe t’i realizojë ëndrrat shumëngjyrshe! Lotët në sytë e saj dhe të gjithë bashkëmoshatarëve që sot humbën ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë ekstreme nuk mund të mos na prekin të gjithëve.

Lotët në sytë e tyre janë një barrë e madhe në ndërgjegjen e shtetit që nuk mund t’i braktisë njerëzit në nevojë! Shkollat të hapin dyert për të gjithë fëmijët e familjeve në varfëri ekstreme duke ju garantuar plotësisht të drejtën për arsim dhe gjithçka tjetër të nevojshme përgjatë vitit shkollor! Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari! Lufta kundër varfërisë nuk zgjidhet as me propagandë, as me lëmoshë dhe as me një thes miell në prag të zgjedhjeve. Duke i kërkuar ndjesë Denisës, i premtoj se do ta rifillojë shkollën me çdo kusht!”,- shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij në Facebook.

Video e publikuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Facebook