I ftuar në një emision për të diskutuar mbi arrestimin politik të Presidentit të PL, Ilir Meta dhe situata e krimit politik në Durrës ishte gazetari, Basir Çollaku.
Çollaku është shprehur se as në Ukrainë dhe Afganistan nuk kemi parë verime të tilla ndërsa për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lëvizin asnjë fije bari.
“As në Ukrainë dhe Afganistan nuk kemi parë verime të tilla ndërsa për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lëvizin asnjë fije bari. Kjo është diferenca e respektimit ligjor, në diktaturë të lajmëronin se duhet të shkonte në degën e brendshme ndërsa tani as të lajmërojnë por të rrëmbejnë në mes të rrugës.”
Çollaku ka thekuar se me këtë intensitet në qarkun e Durrësit duhet të ketë zgjedhje të parakohshme pas shumë deputetëve të PS të arrestuar për lidhje me krimin
“Një nga arsyet kryesore janë bisedat në SKY ENCRO, në ato biseda ka deputetë dhe ministra të PS të implikuar. Kryeministri miraton propozimet dhe vendimet e bordit të mafies ku sot nuk është më ai kryetar por anëtar.
Është dhe një dosje tjetër po aq e rëndë në qarkun e Durrësit ku përfshihen shumë krime ku mes tyre dhe vjedhja e votave dhe po të thellohemi atëherë i bie që Durrësi të bëjë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “