“Po keqpërdor PD-në, emëron kandidatë për t’i shërbyer vetes”, Duma rendit akuza të rënda ndaj Bashës: Refuzove të denoncoje aferën e Portit të Durrësit

219
Sigal

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka sulmuar ashpër kryetarin e PD, Lulzim Bashën duke thënë se prej 24 orësh ishte frikësuar shumë dhe se po fuste në selinë e PD njerëz që nuk kishin lidhje me partinë.

Në reagimin e bërë në rrjetin e saj “facebook”, Duma ka thënë se Basha po keqpërdorte institucionet e partisë Demokratike dhe ndër të tjera shkruan se dyshonte se gara për bashkinë e Durrësit ishte e “lëshuar” duke përmendur edhe refuzimin e Bashës për denoncimin e aferës së Durrësit.

Nënkryetarja e PD, Grida Duma: Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: .
Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nenkryetare Partie dhe keqperdorimi që po i bën institucioneve të partise duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqperdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.
Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve.