Christopher Hill: SHBA kërkon sqarim për marrëveshjen Serbi-Rusi

158
Sigal

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork”. Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Njoftimi nxiti kritika të ashpra të një pjesë të opozitës në Serbi, por edhe të disa politikanëve të Bashkimit Evropian. Ministri serb Selakoviç u përpoq të ulë rëndësinë e marrëveshjes duke theksuar se ajo është “teknike” dhe nuk lidhet me çështjet e sigurisë. Ambasadori Hill tha se në këtë periudhë askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë dhe “pak veta e bëjnë një gjë të tillë, përveç atyre rekrutëve të mjerë, që mobilizohen për t’u dërguar në luftë”. Ambasadori Hill tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shtetet e Bashkuara zhvilluan “bisedime të frytshme” me delegacionin e Serbisë për çështje globale, por edhe çështje tw tjera. “Vetëm më pas dëgjuam për atë dokument”,- tha ambasadori Hill, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara duan sqarim nga Serbia”. “Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend, që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore.”,- tha ambasadori Hill. BE-ja e shqetësuar me thellimin e marrëdhënieve Serbi – Rusi. Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd, Emanuele Giaufret./VOA