Avokati i Popullit, Totozani i dorëzon detyrën avokates Erinda Ballanca

905
Nga dita e djeshme, Institucioni i Avokatit të Popullit do të ketë në drejtimin e t ij një grua. Avokatja Erinda Ballanca ka marrë ditën e djeshme zyrtarisht detyrën e Avokatës së Popullit. E njohur në radhët e juristëve, Ballanca tashmë do të duhet të monitorojë institucione të ndryshme shtetërore lidhur me zbatimin e ligjit me korrektësi dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut në burgje. Zyrtarisht detyrën Ballanca e mori nisi në 19 qershor. Paraardhësi i saj, Igli Totozani, në një ceremoni mirëseardhjeje i bëri prezantimin me stafin e institucionit dhe i kaloi detyrën zonjës Ballanca. Në fjalën përshëndetëse mbajtur para stafit Avokatja e Popullit u shpreh: “Ndihem e privilegjuar që do drejtoj këtë institucion dhe angazhohem të mbroj me përkushtim Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Dy paraardhësit e mi z. Dobjani dhe z. Totozani kanë kontribuuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj edhe unë do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur”. Institucioni i Avokatit të Popullit, nuk ka kaluar pa problemet e tij. Ndërkohë që jo në pak raste ka ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të njeriut në komisariate dhe paraburgimit. Ka kërkuar plotësimin e kushteve më të mira për shtresat në nevojë në vend, ndërsa është bërë zëri i komuniteteve të ndryshme, duke mbrotjur te drejtat e tyre.
Sigal