MASR shpenzon 4,5 milionë lekë për kafe, qumësht dhe ujë në shishe qelqi

100
Sigal

Universitetet e mbyllura, Ministria e Arsimit e hapur/ 3.5 mijë euro për kafe, qumësht, ujë në shishe qelqi

Luksi dhe komoditeti i zyrtarëve shtetërorë nuk njeh kufij. Në një kohë që Shqipëria është mbërthyer nga pandemia Covid 19, apo qindra mijëra të prekur janë “emigrantë” në vendin e tyre, drejtuesit e ministrive mendojnë për facilitete gjatë punës. Ministria e Arsimit, e kryesuar nga deputetja elbasanase Evis Kushi, ka shpenzuar rreth 3 mijë e 500 euro për kafe, qumësht dhe ujë në shishe qelqi 0.25 litra. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës, Kushi ka kërkuar të blejë plot 5800 shishe me ujë. Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Por, ajo që bie në sy janë kërkesat e Kushit. Ajo dëshiron ujë në shishe qelqi. Madje, 0.25 litra dhe njëpërdorimësh. Sipas specifikimeve, duket se ka ikur koha e ujit me bidonë plastikë të mëdhenj, që vihen në korridore dhe shërbehen me gota plastike. Fondi për këtë tender është rreth 2 mijë euro bashkë me TVSH. Tashmë është rritur standarti dhe është bërë ministri me disa yje. Dhe gjithçka në një kohë që universitëtet janë online. Apo gjimnazet dhe shkolla 9 vjeçare janë me turne, apo shkollat fillore janë me orare të reduktuara. Duket se vartësit e Kushit po mendojnë për strategjitë e reja për normalizimin e situatës në vendet e dijes dhe për këtë dëshirojnë facalitete; ujë, kafe dhe qumësht! Ndërkohë, e njëjta ministri ka bërë një tjetër tendër, kësaj herë me objekt blerje kafe dhe qumësht për nevojat e Ministrisë së Arsimit. Kushi ka kërkuar kafe për zyra në kapsula. Ajo ka porositur plot 3200 kapsula me kafe. Ndërkohë, ka porositur edhe një sasi qumqshti. Disa zyrtarë të arsimit pinë “makiato” (kafe me qumësht). Dhe, duke qenë e re dhe para zgjedhjeve, Kushi ia ka plotësuar dëshirën. Për këtë tender, fondi është rreth 1.5 mijë euro. Pra, në total, për të dy tenderët, Evis Kushi, do të shpenzojë plot 3.5 mijë euro nga taksat tona për rehatinë e tyre. Boldnews.al