PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, priten ndryshime në statut

488
Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, si edhe për të vendosur për mënyrën sesi do të procedohet për përzgjedhjen e strukturave drejtuese. Burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe në qendër të jetë analiza e rezultatit zgjedhor të 21 qershorit. Po ashtu në program të punës eshte ngritja e një grupi të posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut.
Sipas burimeve pranë PS-së, organizimi strukturor i saj do të marrë trajtën e ndarjes së re territoriale, ku do të ketë 61 kryetarë të PS-së në bashkitë e reja, të cilët do të jenë përgjegjës kryesorë për rrugën e partisë në këto zona. Po ashtu gjatë mbledhjes pritet të përcaktohen edhe sekretarët e rinj të partisë. Kjo, pasi disa prej tyre kanë përfunduar mandatin dhe të tjerë kanë marrë poste ministrore dhe nuk kanë pasur mundësi t’i mbulojnë të dyja pozicionet njëherësh. 
Pika më e nxehtë e vendimmarrjes së Asmablesë Kombëtare, pritet të jetë ndryshimi i statutit për mandatin e kryetarit. nBurime pranë PS konfiromojnë se shefi i selise socialiste Edi Rama ka folur për një zgjedhje terësore nga kryetari i partise deri ne nivelin drejtues më të ulët në bazë, përtej zërave se për kryetarin nuk do te kishte zgjedhje në rast të fitores së zgjedhjeve.
Sigal