Paratë e taksapaguesve po bëhen “rrush e kumbulla”

497
Sigal

Skandali: “Beu” i kompanisë shtetërore të OST-së Skendi Drenova paguan 165 milionë lekë për pastrimin e oborrit para zyrave ose 4 mijë ndihma sociale.

Batërdia e këtij drejtori, ia ka kaluar dhe ish-paraardhësit Klodian Gradeci, por nuk preket mbasi ka mburojë kryeministrin Rama.

Sipas kontratës që ka lidhur me firmën “Silvio shpk”, drejtor Skerdi Drenova, ka akorduar 168 milionë lekë nga të ardhurat e OST; për 1 vit shërbim pastrimi e gjelbërimi, madje fituese është vlera me e madhe se oferta tjetër

Një tjetër rekord për tendera skandalozë, ka regjistruar 2 javë më parë, drejtori i OST, Skerdi Drenova, ose “beu” i kësaj kompanie shtetëtore, ku qarkullojnë miliona Euro të buxhetit të shtetit, grande të BE, taksa e tarifa publike. Bëhet fjalë, për tenderin e datës 16 janar dhe shpallur fituesi më 30 janar 2021, me objekt shërbimi “Pastrim dhe mirëmbajtje gjelbërimi” në oborrin e godinës qëndrore të OST. Sipas kontratës që ka lidhur me firmën “Silvio shpk”, drejtor Skerdi Drenova, ka akorduar 168 milionë lekë nga të ardhurat e OST; për 1 vit shërbim pastrimi e gjelbërimi, ose 13.5 milionë lekë të vjetra në muaj, madje fituese është vlera me e madhe se oferta tjetër. Referuar “CV” së tij, rezulton se Drenova, ka qenë drejtor në TV TOP-in, pastaj drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë Tiranë; ndërsa qysh prej muajit janar 2019 është drejtor i OST.

Nga raporti i Auditit të Ministrisë Financave: gjatë 1 viti në krye të OST, Skerdi Drenova ka bërë edhe 57 tendera, me vlerë mbi 2 milionë Euro, për shërbime fiktive e investime që përsëriten brenda pak muajsh pas përfundimit të punimeve

Nëse SPAK-u ka ndërmend të merret me zullumet e këtij drejtori, po i kujtojmë një fakt nga raporti i Auditit të Ministrisë Financave: gjatë 1 viti në krye të këtij enti publik, Skerdi Drenova ka bërë edhe 57 tendera, me vlerë mbi 2 milionë Euro, për shërbime fiktive e investime që përsëriten brenda pak muajsh pas përfundimit të punimeve; 50% e të cilëve i janë dhënë firmave “G.A.C shpk” e “Shansi Ivest” të xhambazit Shpëtim Cinga./Pamfleti