PAA: Kriza humanitare në Kakavijë kërkon zgjidhje të shpejtë, ja 5 masat urgjente që duhen marrë!

123

Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka reagon për situatën kaotike në Kakavijë, duke thënë se duhet një zgjidhje e shpejtë.

Përmes një deklarate për media, PAA thekson se Emigrantët janë urat lidhëse midis dy popujve dhe dy vendeve, prandaj për zgjidhjen e kësaj situate duhet një bashkëpunim i menjëhershëm dhe efektiv midis dy qeverive.

Deklarata e plotë:

Emigrantët janë urat lidhëse midis dy popujve dhe dy vendeve, prandaj për zgjidhjen e kësaj situate duhet një bashkëpunim i menjëhershëm dhe efektiv midis dy qeverive.

Disa masa të mirë-organizuara janë jetike pë rreth 50 mijë emigrantët që kanë disa ditë në rradhët rraskapitëse.

1. Furnizime ushqimore të menjëhershme dhe gjatë gjithë periudhës së pritjes.

2. Shërbim shëndetësor ambulant 24 orë pranë rradhëve të emigrantëve.

3. Opsione portative për nevoja të ngutshme të 50 mijë emigrantëve gjatë gjithë ditëve të pritjes.

4. Opsione që përshpejtojnë plotësimin e testimeve.

5. Eleminimi i çdo risku për infeksione dhe pandemi.