‘CEZ’, Halimi: Të kërkohet një ekip prokurorësh të huaj, euro-amerikanë

435
Deputeti i PD, Eduard Halimi, duke folur në seancën parlamentare lidhur me aferën e CEZ, ka akuzuar mazhorancën se refuzoi shqyrtimin e ligjit për një hetim ndërkombëtar. “Hetimi ndërkombëtar është e vetmja zgjidhje”, ka deklaruar Halimi. Sipas tij, CEZ nuk zbatoi asnjë nga kushtet e nënshkruara me shtetin shqiptar, ndaj dhe duhet të mbante përgjegjësi për mospërmbushjen e kontratës. “CEZ ishte në një padi nga shteti shqiptar, ku i kërkohej 1 miliard euro. Qeveria e fali dhe majde i dha 95 milionë euro të tjera”, ka thënë më tej Halimi. Ai ka nënvizuar se, asnjë strategji mbrojtjeje apo procedurë, cilado qoftë kompania mbrojtëse, nuk mund të nisë një aksion ligjor pa marrë më parë miratimin e shtetit dhe për rrjedhojë edhe të kryeministrit.
Sigal