Maliqi: Rikthimi i bashkimit Berisha-Meta do të jetë në mbrojtje të demokracisë dhe së ardhmes

208
Sigal

Ish-deputeti Lefter Maliqi e cilëson si një ngjarje historike rikthimin e koalicionit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook Maliqi shkruan se rikthimet janë më të forta dhe më sfiduese dhe do të sjellin anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa kujton dhe arritjet në koalicionin e parë Berisha-Meta.

Postimi i Maliqit:

Historia përsëritet si në 2009. Dy liderët sëbashku në 2009-2013 futën Shqipërinë në Nato, liberalizuan vizat me BE, dyfishuan pagat dhe pensionet, bashkuan kombin me rrugë etj. Rikthimet, bashkimet janë më të forta e më sfiduese në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe për të ardhmen e sigurt në BE.Fitore🥂💪.