FOTO/ Aksident në Tiranë, makina përplas vajzën e re

177
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë, përballë Kishës Katolike, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një vajzë të re teksa po kalonte rrugën.

Në pamje duket e aksidentuara në asfalt, teksa po i jepet ndihma e parë nga kalimtarët e rastit.

Makina që shkaktoi aksidentin mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.