Punimet në Unazën e Re! Trafik në hyrje të Tiranës, problem zona e Astirit

367
Sigal

Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive.

Policia e shtetit ka bërë të ditur këtë problematikë. Për momentin, më problem mbetet aksi nga zona e Astirit në drejtim të Pallatit me Shigjeta.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.