Albcontrol, lundron në miliona / Tender 840 milionë lekë për pastrim zyrash, larje WC-je dhe heqje merimange, ndërkohë spitalet janë pa ilaçe

387
Sigal

Albcontrol 700 mijë euro për pastrim zyrash, larje WC-je dhe heqje merimange

 

Albcontrol sha, ‘qeveri më vete’,  nga palestra, shpërblimet e majme e udhëtimet jashtë vendit kanë qenë privilegjet e tyre, pa harruar luksin në të cilin punojnë. Janë investuar dhjetëra milionë euro në zyra dhe mobilim, ndërsa milionat vijojnë dhe te pastrimi. Për nga shuma tenderi të ngjason me fondet e bashkive për pastrimin e qytetit

ALBCONTROL, e cila menaxhon sipërfaqen ajrore të Shqipërisë, duket se po “menaxhon” edhe paratë që vijnë lumë nga e drejta e shfrytëzimit të qiellit. Dhjetëra milionë euro arkëtohen nga kjo drejtori, e cila ka qenë mjaft e lakmuar për njerëzit e mazhorancës.Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, vjen pikërisht nga kjo drejtori, teksa pas ikjes së saj ujërat janë trazuar shpesh. Fillimisht ulja e pagave, më pas greva dhe shkarkimet. Por, edhe punësimet e njerëzve të afërt të politikamlnëve dhe biznesmenëve, e kanë kthyer ALBCONTROL një “qeveri më vete”.Dhe, atyre s’u kanë munguar asnjëherë investimet, teksa drejtorët janë kujdesur që t’u plotësojnë kushtet. Nga palestra, shpërblimet e majme e udhëtimet jashtë vendit kanë qenë privilegjet e tyre, pa harruar luksin në të cilin punojnë. Janë investuar dhjetëra milionë euro në zyra dhe mobilim, ndërsa milionat s’kanë ndalur as te pastrimi.

Publikuam disa javë më parë një dokument, që ALBCONTROL kishte hapur një tender prej më shumë se 1 milionë euro për pastrimin e zyrave.

Disa javë më parë,  investigimi demonstronte  për “çmëndurinë” e Albcontrol, që do shpenzonte plot 129 milionë lekë të rinj për pastrimin e zyrave. Ndërkohë, disa javë më pas, drejtuesit e këtij institucioni kanë publikuar një tjetër njoftim, ku kësaj herë kanë hapur tënderin me objekt “shërbimi i pastrimit të ambienteve të Albcontrol sha”. Kësaj herë, vlera e fondit limit është 84,175,068 lekë, pra 46 milionë lekë të rinj më pak sesa hera e parë. Me këtë shumë, drejtuesit e kësaj Sh.A-je ndoshta justifikohen se e përligj investimin, por për një vend si Shqipëria serish shuma është tejet e fryrë.

 


Ndërkohë, ALBCONTROL ka shpjeguar edhe investimin, duke bërë edhe specifikimet përkatëse. Ajo kërkon pastrimin e tualeteve dhe dyshemeve industriale, rezinë, me pllaka, parketi dhe moketi të të gjitha ambienteve. “Pastrimi i WC-ve, aksesorëve, dyshemeve, pllakave dhe mureve të tualetit dhe dezinfektimi i tyre brenda dhe jashtë. Kontrolli dhe zëvendësimi i materialeve të konsumit në WC (letër higjienike, letër dhe likuid duarsh)” janë disa nga kërkesat.

ALBCONTROL kërkon fshirjen me fshesë me korent një herë në ditë, ndërkohë që solucionet të jenë të markës CE. “Larje me solucion dhe lucidim për dyshemenë, minimumi një herë në ditë (uji që do të përdoret për larje, të pregatitet me solucion larës pllakash dhe lucidues konform normave CE). Kërkohet që punonjëset e të dyja turneve, duhet të fokusohen në pastërtinë e korridoreve dhe ambienteve të përbashkëta dhe tualeteve. “Për kryerjen e shërbimit të pastrimit të ambjenteve të Albcontrol sha, nga Kontraktori duhet të vihen në dispozicion materiale shumë cilësore, për shkak të vetë cilësisë së lartë të strukturës së brendshme sipas Boldnews. Ato nuk duhet të jenë gërryes dhe duhet të jenë në të njëjtën kohë pastrues dhe higjenizues” thuhet në specifikime. Më tej kërkohet “pastrimi i merimangave nga brenda dhe jashtë”, ndërsa për nga shuma tenderi të ngjason me fondet e bashkive për pastrimin e qytetit.