Agim Nesho: Përkrahjet e sforcuara nuk e zgjidhin krizën, e përkeqësojnë

224
Sigal

Diplomati i njohur Agim Nesho tha se përkrahje të tilla nga ana e ambasadorëve mbi individë apo edhe regjime, nuk e zgjidhin krizën, por e përkeqësojnë atë. Ndërsa shton se duhet t’i vendoset kufi veprimtarisë së tyre. “Ne i quajmë partnerë të denjë, bashkëpunojmë me ta, ne i përkasim perëndimit. Si SHBA dhe BE janë partnerët tanë. Por duhe të kenë parasysh që çështjet e brendshme të vendit dhe demokracisë duhet t’i lejojnë në procese vendimmarrëse të vetë popullit shqiptar, për arsye se edhe marrëdhëniet mes shteteve fuqizohen më shumë. Opinioni publik shqiptar ka parë në shumë raste që problematika në Shqipëri nuk paraqitet në mënyrë të drejtë. Kemi parë diplomatë të mënyrave të ndryshme që shkojnë dhe vizitojnë zyrat dhe pikturat e një kryeministri, që është administratori i një vendi, por ka kohë të merret me zyrën e tij dhe ta pikturojë atë, kur fenomenet e vendit të tij janë alarmuese. Mbi 500 mijë veta janë larguar nga Shqipëria. 40% e popullsisë është në nivelin e një varfërie të ulët. problematika e drogës, Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Dhe reagimi i tyre nuk ka qenë proporcional, nuk ka qenë në ndihmë të demokracisë. Me të drejtë kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë që të trajtohemi me respekt dhe të bashkëpunojmë. Sot, si SHBA dhe BE, dhe Shqipëria, janë demokraci dhe si të tilla duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të hapur.  Një demokraci e konsoliduar dhe e barabartë respekton sovranitetin e tij, legjitmitetin që të jep zgjedhësi në të gjitha institucionet. Përkrahjet e sforcuara nuk zgjidhin kriza, por e shtojnë atë. Këto përpjekje për të ndihmuar individë të tillë, regjime autokratike, që kanë edhe kontradikta me filozofinë ndërkombëtare politike me partnerët tanë perëndimorë, nuk mund të justifikohen pambarimisht. Do të vijë një kufi dhe ky kufi do të vijë nga diskreditimi i veprimtarisë lobiste dhe organizatave që për qëllime të përcaktuara, për projekte të caktuara përkrahin regjime të tilla”, u shpreh Nesho.