Çështja “McGonigal”, Kutia e Pandorës që tremb kryeministrin, gazetari: FBI ka dorëzuar një dosje me 8 mijë faqe përgjime

“Disa ditë më parë në Washington, Charles McGonigal është paraqitur me video konferencë përfaqësuar edhe nga avokati i tij. Janë rreth 8 mijë faqe, përgjime, hetime që janë dorëzuar grupit të avokatëve të tij.”

 

Dy janë proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj Charles McGonigal në Amerikë. I pari, lidhet me akuzat për bashkëpunim me oligarkun rus, Oleg Deripaska, dhe ky gjyq është duke u zhvilluar në gjykatën e Nju Jorkut. Ndërsa procesi i dytë, që lidhet me akuzat për marrjen e parave nga një ish punonjës i shërbimit sekret shqiptar dhe fshehjen e udhëtimeve në Shqipëri, po zhvillohet në Gjykatën e Uashingtonit. Të dyja çështjet janë të mbyllura për publikun për shkak të informacioneve të klasifikuara, që zbulohen në proces. Por të dyja gjykatat zbulojnë herë pas here aspekte proceduriale të procesit, që po zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Gazetari Robert Papa zbuloi në emisionin e tij “Fokus”, se gjyqi ende nuk ka filluar, por burimet e tij thanë se më 26 korrik ish-agjenti McGonigal është paraqitur me video konferencë përfaqësuar edhe nga avokati i tij. Sipas Papës, avokatëve të tij iu është dorëzuar nga FBI një dosje me rreth 8 mijë faqe, përgjime. Sipas gazetarit, Rama është i tmerruar, pasi emri i tij del shpesh në këtë dosje. “Disa ditë më parë në Washington, Charles McGonigal është paraqitur me video konferencë përfaqësuar edhe nga avokati i tij. Janë rreth 8 mijë faqe, përgjime, hetime që janë dorëzuar grupit të avokatëve të tij. Ende nuk ka filluar gjyqi ndaj atij, që cilësohet si gjyqi i shekullit i FBI. Ende nuk është vendosur nga juria nëse do të kemi gjyq apo jo. Teknikisht ai mund të pranojë se është ose jo fajtor. Gjyqtari i Washingtonit tha se mund të bashkohen çështjet për të dyja gjyqet. Kjo lëvizje do të bëhet nëse McGonigal do thotë jam i fajshëm. Ky skenar sjell që të mbahet vetëm një gjyq. Në këtë rast Rama shpëton, pasi nuk do të hyhet thellë në hetime dhe nuk do të kuptonim se çfarë ka ndodhur me kryeministrin Rama. Kreu i qeverisë shqiptare është trembur se janë 8 mijë faqe përgjime dhe ai mund të dalë disa herë. Nuk është hera e parë që Rama thyen protokollin kur vjen për vizitë”,- u shpreh Papa. Gjithashtu Papa heq një paralele të dosjes së ish-agjentit të FBI me rastin e fotografisë me Obamën. “McGonigal nuk është si në rastin e fotografisë me Obamën ku ishte ai personi A, por edhe aty u bë një marrëveshje dhe nuk pati gjyq. Për të sqaruar diçka, Edi Rama ka qenë afër një krimi federal: janë paguar 80 mijë dollar, deputeti i tij është ndaluar më këto lekë dhe Rama do të hynte në takimin e Barak Obamës dhe mund të kishte akuza deri në arrestim, por e  ka ndihmuar një telefonatë nga ambasadori amerikan në Tiranë, por ai përsëri edhe pse është lajmëruar, ai përsëri ka ngulur këmbë të ketë një foto me Obamën, por stafi i tij nuk ka pranuar dhe sponsori i Ramës ka thënë se duam dollarët mbrapsht. Amerikanët në politik janë peng të lobistëve dhe blihet heshtja, mbështetja, por kjo ndikon në vende të vogla si vendi ynë”, -tha ai ndër të tjera. Data e gjyqit sipas afateve në përputhje me procedurën e përshpejtuar do të jetë më 4 tetor të këtij viti. Ndërkohë në procesin tjetër atë të Nju Jork, ku McGonigal akuzohet së bashku me Sergey Shestakov, avokatja mbrojtëse Rita Glavin ka kërkuar shtyrjen e afateve të procesit. Përmes një letre dërguar gjykatës ajo deklaron se prokuroria vazhdon të prodhojë prova dhe zbulime të reja, përfshirë dokumente voluminoze, të cilat kërkojnë kohë që mbrojtja t’i shqyrtojë.

Sigal