‘EUROJUST’ i kërkon SPAK marrjen në pyetje të ish-drejtoreshës së AZHBR, Frida Krifca

Ish-Drejtuesja e AZHBR pritet të merret në pyetje e do ballafaqohet me deklarimet e ish-zëvendëses e pasardhëses si drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj, e cila prej 4 muajsh është nën hetim nga EUROJUST. Drejtësia Europiane, ka vendosur të mos i ndahet Frida Krifcës dhe bandës së saj të AZHBR e Ministrisë së Bujqësisë, për vjedhjen dhe devijimin e 132 milionë euro, fonde që BE i dha për fermerët e Shqipërisë, por u dhanë për vila, bujtina, makina, apartamente, resorte, jahte e kulla citon Pamfleti. Burime konfidenciale nga BKH për Pamfletin thanë se këtë fillim jave, Zyra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Hetimor Ekonomiko-Financiar e EUROJUST, ka dërguar në SPAK, Kërkesë-Porosinë për të marrë në pyetje ministren Frida Krifca, me statusin si ish-Drejtoreshë e AZHBR në periudhën 2017-2021 kur janë bërë abuzimet me fondet e BE. Në kërkesën e dërguar, nga drejtësia europiane, theksohet fakti se ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, në muajin mars 2023, iu shmang kërkesës së Zyrës Anti-Mashtrim të BE, agjentëve të EUROJUST dhe zyrtarëve të Qeverisë Gjermane, për t’u pyetur lidhur me abuzimet e rënda. Po kështu, Frida Krifca ka refuzuar kërkesën e EUROJUST  më 18 janar dhe të Zyrës Anti-mashtrim të BE më 23 shkurt, për t’u paraqitur pranë tyre në Bruksel, madje paraprakisht i është dërguar edhe objekti i intervistë-ballafaqimit me faktet e abuzimit në fondet bujqësore. Refuzimi i Frida Krifcës për t’u paraqitur në Zyrat Hetimore të Anti-krimit Europian Ekonomiko- Financiar (AEEF) në janar e shkurt, detyroi  EUROJUST, OLAF e Gjermaninë, që në mars 2023 të vinin në Shqipëri e të bënin hetimin teknik-kontabël të fondeve të tyre në AZHBR. Ata konkluduan, se skema e abuzimit 132 milionë Euro me fondet e BE, është nxitur e miratuar nga ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca; e cila gjatë 2 viteve Ministre Bujqësie, për të fshehur krimet e saj, ka kryer një tjetër krim, atë të zhdukjes dhe dëmtimit të 337 dosjeve. Duke qenë subjekt hetimi i EUROJUST, Frida Krifca duhej të ishte paraqitur në zyrat hetimore të Brukselit para 6 muajsh, por ka refuzuar 2 herë, prandaj me Kërkesë nr. art. BZ-33F-1182.ALB, datë 27 korrik 2023, i është kërkuar SPAK-ut, që sipas ligjit të ndikojë paraqitjen e saj brenda datës 20 gusht për 5 rande pyetjesh.

Sigal