Kryetari i Partisë Demokratike, dega Pogradec, Genti Çela theksoi se listat e kandidatëve të PD-së janë një tregues i qartë të rikthimit të opozitës në pushtet, me qëllimin për të vendosur një normalitet qeverisës.
Çela kritikoi qeverinë aktuale për humbjen e sensin të masës, veçanërisht në lidhje me korrupsionin dhe abuzimet që po ndodhin në Shqipëri. Ai gjithashtu përmendi se Shqipëria po boshatiset, një fenomen që është alarmues për të ardhmen e vendit. Në lidhje me Pogradecin, Çela denoncoi shkatërrimin e mjedisit dhe projektet e ndërtimit që kërcënojnë pasurinë natyrore të qytetit. Ai bëri thirrje për mbrojtjen e këtyre zonave dhe për të ndaluar çdo përpjekje për të shkatërruar ato që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Çela:
Duhet theksuar që Shqipëria sot ka më pak lindje nga sa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore; është alarmante, është e tmerrshme.
Edhe listat e PD në vetvete, të kandidatëve për deputet, tregojnë qartë njerëz të angazhuar, njerëz me zërin e tyre, njerëz me profilin e tyre, përballë një liste të PS, të heshtur, përballë një liste të futur në listat e mbyllura, por që shquhen në fakt vetëm për servilizmin publik ndaj shefit të tyre, krejtësisht ndryshe nga debati, demokracia në Partinë Demokratike, ku nxitet çdo kush me votë, edhe kandidatët.
Kandidatët e Partisë Socialiste duhet theksuar janë pa profil publik; e thashë, merita e vetme e tyre është servilizmi.
Sa i takon qytetit të Pogradecit, më vjen keq të them, që prej vitesh, prej viteve të fundit në fakt, është duke u përballur me një luftë, me një sulm barbar, saktësisht mafioz, dhe nuk e teproj aspak ta them këtë, ku kanë filluar në oazet më të mira të mundshme që ne kemi aty, duke nisur nga Lini, në qendër të Pogradecit dhe gjithashtu edhe midis Drilonit dhe Tushëmishtit, në tre zona saktësisht të mbrojtura nga UNESCO, e cila është alarmuar me atë që po ndodh në Pogradec.
Pritet të mbijnë kulla të larta betoni, dhjetëra kulla të larta betoni, si zgjatim i një oligarkie nga Tirana, oligarki mafioze betoni e cila pastron paratë. Mbijnë vetëm kulla në një qytet 25-katëshe, në një qytet i cili nuk i pranon dot ndërtime të tilla.