Makina përplas këmbësorin në aksin Pogradec -Qafë Thanë, humb jetën 55 vjeçari.

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas burimeve ,këmbësori 55 vjeç Ilir Mimini ka ndërruar jetë.

NOA

Policia në vendngjarje, por rrethanat e aksidentit të rëndë ende nuk dihen.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit  si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.